Debate mes Xhafajt dhe Finos për Kongresin e Lushnjës - Bota Sot
Debate mes Xhafajt dhe Finos për Kongresin e Lushnjës

Shqipëria

Debate mes Xhafajt dhe Finos për Kongresin e Lushnjës

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 11:27
Pamje nga takimi

Nisma e deputetëve opozitarë për të shpallur Festë Zyrtare Ditën e Kongresit të Lushnjës në 21 janar ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve.

Në mbështetje të kësaj nisme ka dalë edhe socialisti Bashkim Fino, i cili kërkon miratimin e saj, por javën e ardhshme. Kundër ka dalë deputeti Fatmir Xhafaj.

Fino: Parlamenti i parë është mbajtur në Lushnje, Parlamenti shqiptar në janar feston 100 vjetorin  si rezultat i asaj që është krijuar dhe duhet të jemi të gjithë në një mendje, por pas një materiali që duhet të na sjellë instituti i studimeve për ta miratuar dhe gjykuar që kjo është një datë historike për Parlamentin shqiptar, as për PD, as për PS, as për Ballin...ajo është e Parlamentit shqiptar dhe si datë e parlamentit shqiptar s'ka asgjë të keqe që ne të kemi një ditë pushimi. Në kushtetutë ne e kemi që Parlamenti shqiptar fillon punën javën e tretë të janarit, pra ti në 21 janar je pushim. Duke e mbështetur si nismë, pasi të marrim një informacion të detajuar politiko-historik unë them që mos nxitohemi sot, mos marrim vendim pro dhe kundër. Duke marrë këtë informacion unë do të mendoja që javën tjetër ta shikojmë dhe ta miratojmë dhe kjo nismë e këtyre deputetëve duhet të bashkohet edhe me shumë deputetë të tjerë. Më vjen keq që padrejtësisht jemi paragjykuar.

Xhafaj: Ju doni festë kombëtare, edhe festë kombëtare dhe pushim apo thjesht të respektohet?

Fino: Ne duam një festë kombëtare që të respektohet...

Xhafaj: Edhe të pushoni..

Fino: Çlidhje ka pushimi?! Unë e dua festë për ty Fatmir, për të vërtetuar parlamentarizmin shqiptar 100 vjetorin.

Xhafaj: Të bëjmë pushime

Fino: Jo, nuk më intereson fare pushimi, ti dhe unë jemi pushim në atë datë

Xhafaj: S'ka lidhje

Fino: Jo, nëse do ta dish

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat