Moti për sot, ja dy qarqet me reshje më të dendura shiu - Bota Sot
Moti për sot, ja dy qarqet me reshje më të dendura shiu

Shqipëria

Moti për sot, ja dy qarqet me reshje më të dendura shiu

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 07:20
Ilustrim

Edhe ditën e sotme do të vazhdojë të dominojë një moti me reshje shiu. Më intensive pritet që të jenë në qarqet Shkodër dhe Kukës, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.

Sipas IGJEUM, intensiteti i reshjeve në qarqet Shkodër dhe Kukës do të vijë duke u rritur gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa do të të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e nesërme pritet të arrijnë: në bregdet: 15 / 22 °C, në vendet e ulëta: 14 / 23 °C dhe në vendet malore: 8 / 17 °C.

Era pritet të fryjë e lehte deri mesatare, por do të ketë forcime të saj, sidomos në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat