PD kërkon heqjen e parave të “dyshimta” në zgjedhje

Shqipëria

PD kërkon heqjen e parave të “dyshimta” në zgjedhje

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Përdorimi i  parave të pista në politikë, kryesisht në fushata elektorale, ka qenë një shqetësim i hershëm i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Në këtë kuadër ekspertët e opozitës së bashkuar kanë hartuar një draft të plotë, ku propozimi bazë është që partitë të financohen  100 %  nga buxheti i shtetit. RTV Ora disponon draftin, ndërsa paralelisht kërkohet  kriminalizimi e financimeve  private. Parashikimi ligjor që kërkon opozita prekin  kodin zgjedhor  por dhe ligjin për partitë.

“Ndërhyrjet ligjore sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private”. 

Propozimi i opozitës shtrihet jo vetëm tek partitë por deri tek kandidatët duke kërkuar përcaktimin e rregullave, për auditivet e  tyre. masat e parashikuara shkojnë larg, deri në ndikimin në rezultat për çdo subjekt  që nuk deklaron apo ka  parregullsi në deklarimin e financimeve.

“Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mos deklarimin ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksioneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet apo kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve”

Ne propozimet e saj, opozita ngarkon me detyrë  Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të hartoi një listë kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve për partitë. Gjithashtu po ky autoritet, implementon rregulla  për vendosjen e kufizimeve strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo parti apo kandidat.  Krahas kësaj parashikohet qe kostoja e reklamave apo  kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat