Ylli Manjani thotë se ajo që po ndodh sot me banorët e Unazës së Re nuk ka asnjë mirëkuptim.
Në një reagim në Facebook, ai thotë se duhet një rreshtim i qartë, "o me popullin, o me banditët që qeverisin"
"Nuk kam asnjë mundësi mirëkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre.
Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: "buka e kalamajve". Nuk mbahen kalamajtë e tu duke dhunuar kalamajtë e tjetrit!
Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.
Kjo është koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!", shkruan Manjani.