Edi Rama paralajmëron: Është koha për të dhënë llogari - Bota Sot
Edi Rama paralajmëron: Është koha për të dhënë llogari

Shqipëria

Edi Rama paralajmëron: Është koha për të dhënë llogari

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 10:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pas votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS, u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmin e përhapur në media se është kërcënuar dhe se është arrestuar një person në lidhje me ngjarjen.

Rama tha se kjo është një temë që nuk e shqetëson dhe nuk i intereson.

Ndërsa kishte edhe një paralajmërim.

Kryeministri u shpreh se është koha për të bërë llogaritë e çdo pasurie të vënë përmes veprimtarinë kriminale.

Edi Rama: “Nuk janë tema që më shqetësojnë dhe aq tema që më interesojnë. Çfarë më shqetëson dhe çfarë më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për përfundimin me sukses të këtij mandati, e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë nëpër territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë mbyllur, por llogaritë janë të hapura. 

Tani është koha për të bërë llogaritë, të çdo pasurie të vënë përmes veprimtarinë kriminale. Kjo është ajo që më intereson.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat