Ish-presidenti tregon se ku qëndron problemi i anglishtes së Edi Ramës - Bota Sot
Ish-presidenti tregon se ku qëndron problemi i anglishtes së Edi Ramës

Shqipëria

Ish-presidenti tregon se ku qëndron problemi i anglishtes së Edi Ramës

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:34
Bamir Topi

"Përpara se ne të vendosnim dhe të bënim ateë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve, ne jemi dakortësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% ekspertëve të tyre” deklaroi kryeministri Edi Rama në seancën plenare të ditës së hënë, duke theksuar se përplasja nuk është mes mazhorancës dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë.

Por ish-presidenti, Bamir Topi, thotë në RTV Ora se Rama në vijimësi ka demonstruar sjellje arrogante dhe kjo alibi që ai paraqet është një abuzim i pastër.

Topi: Ajo që po ushtron sot mazhoranca, në mënyrë të veçantë kryeministri është një sjellje përgjithësisht arrogante duke demonstruar dhe influencuar te kundërshtari  edhe psikologjikisht që unë sot i kam të gjitha, madje duke luajtur shumë keq dhe me alibinë që mbështetet nga ndërkombëtarët. Në kulturën time politike, eksperiencën time politike, partnerët tanë strategjikë mbështesin demokracinë, institucionet e shtetit, kjo është kultura e tyre. Në rast se përkthehet nga anglishtja në shqip nga kryeministri në këtë mënyrë është abuzim i pastër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat