Shqipëri, 450 raste me kancer gjaku - Bota Sot
Shqipëri, 450 raste me kancer gjaku

Shqipëria

Shqipëri, 450 raste me kancer gjaku

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 09:13
Shqipëri

Çdo vit përllogariten 450 raste të reja me kancer në gjak në Shqipëri. Më të predispozuar për t`u prekur nga sëmundjet malinje të gjakut janë moshat e mesme, por as të rinjtë nuk janë të sigurt.

Mjekët këshillojnë më shumë kujdes për një jetë të shëndetshme pa alkool e duhan dhe më pranë natyrës.

Sëmundjet malinje të gjakut, ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri kanë trend rritës. Çdo vit diagnostikohen rreth 450 persona me kancer në gjak ku përfshihen të gjitha llojet e leuçemive,  mielomat dhe ato që quhen limfomat malinje.

Më shpesh këto sëmundje takohen tek mosha e mesme, por nga rreziku nuk përjashtohen as të rinjtë. Mjeku hematolog, Arben Ivanaj thotë se për kancerin e gjakut nuk ka një shkak specifik. Faktorët e jashtëm, ndikues në shfaqjen e këtyre patologjive, lidhen kryesisht me kimikatet apo ndotjen e ajrit.

Në Kongresin e Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu premtoi se vitin që vjen do të realizohet transplanti i parë i palcës së kuqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat