“Rregulluan trotuarin, tani e prishën prapë” Rruga e njohur në Tiranë bëhet rrezik për aksidente

Shqipëria

“Rregulluan trotuarin, tani e prishën prapë” Rruga e njohur në Tiranë bëhet rrezik për aksidente

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Shtresa e hollë e asfaltit dhe punimet e ngadalta nuk janë të vetmet probleme në rehabilitimin e rrugës “Hoxha Tahsin” dhe “Xhanfize Keko”.

Mungesa e sinjalistikës apo dhe krijimi i lehtësirave të tjera në qarkullim shkaktojnë trafik të rënduar madje edhe këtë të dielë.

“Trafiku është shqetësim, duket që nuk është mirë, s’kam pse e them unë”

“Trafik, ndotje”

“Tmerr, sot është e dielë, por ditë javë është e tmerrshme”

Në punimet brenda karrexhadës mungon sinjalistikës rrugore, çka mund të sjellë edhe aksidente.

Banorët e kësaj zone ngrenë alarmin për rrezikun që u kanoset fëmijëve.

“Ajëri i pistë, tymëra. Për kalamajtë nuk është mirë”

Mes pluhurit në verë dhe baltës në dimër, banorët ankohen edhe për cilësinë e rrugës.

“Më shumë është prishur sesa është rregulluar”

Në fillim të aksit janë vendosur tabelat për punimet, çuditërisht në të përcaktohet vetëm kohëzgjatja, por pa saktësuar se kur nis investimi.

Gazetarët tanë do të ndjekin edhe më tej këtë problematikë për të verifikuar plotësimin e standardeve në punime por dhe për të monitoruar se sa rezistencë do të jetë shtresa prej vetëm 3.5 centimetër e asfaltit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat