Mesila Doda pohon se mes Metës dhe Ramës ka komunikim të ndërmjetëm - Bota Sot
Mesila Doda pohon se mes Metës dhe Ramës ka komunikim të ndërmjetëm

Shqipëria

Mesila Doda pohon se mes Metës dhe Ramës ka komunikim të ndërmjetëm

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:43
Mesila Doda

Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot drejtuesit e opozitës së bashkuar për të diskutuar rreth asaj që ai e konsideron si një “situataë të rëndë në vend”. E ftuar në emisionin “Top Talk” ishte e ftuar sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, gjithashtu e pranishme në tryezë.

E pyetur mbi faktin se takimi në fjalë krijon përshtypjen se presidenti përfaqëson opozitën, pra duket si presidenti i saj, Doda tha se në fakt se komunikim të ndërmjetëm ka edhe mes Ramës dhe Metës.

“Mendoj që presidenti ka patur një korrespondencë të vazhdueshme, dhe ka patur takime të vazhdueshme edhe me përfaqësues të mazhorancës. Mjafton t’ju them faktin për shembull që kur fliste për lidhjet me kreun e opozitës dhe të mazhorancës thoshte me atë kam folur, e kam thirrur për drekë, kurse me të opozitës, e mora në telefon. Pra që në këtë moment mund të them po mirë ky pse nuk e  trajton njësoj si opozitën edhe mazhorancën”, u shpreh Doda.

M1% tej shtoi:

“Sigurisht që sot ai [Ilir Meta] është një njeri që është në mbrojtje të ligjeve dhe kushtetutës së këtij vendi. Mos mendoni se nuk ka patur takim apo korrepondencë me njerëzit e mazhorancës; sigurisht që ka patur, presidenti ka treguar gjithë letërkëmbimin që ka patur , të gjitha hapat që ka ndërmarrë që të mos mbërrihej këtu.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat