AKU, kontrolle për festat

Shqipëria

AKU, kontrolle për festat

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Tolerancë zero ka paralajmëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të gjitha bizneset që do të shkelin sigurinë ushqimore, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.

Drejtori Robert Lili njoftoi nisjen e fushatës së kontrolleve.

Lili: Kjo fushatë do të shtrihet në gjithë vendin, gjithë operatorët e biznesit ushqimor kryesisht atyre me shumicë dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Sektorët më problematikë janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve bujqësore.

Lidhur me shqetësimin e përdorimit të vajit të palmës, kreu i AKU-së tha se produkti nuk është i ndaluar, por bizneset që e përdorin duhet ta bëjnë të ditur prezencën e tij në etiketë.

Deri në muajin tetor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer rreth 82 mijë inspektime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat