Do kalonin me kamion drejt Anglisë, policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve

Shqipëria

Do kalonin me kamion drejt Anglisë, policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 23:03
Foto

Tentativa për të kaluar nga Holanda drejt Britanisë së Madhe nuk ka shkuar si duhet për tre shtetas shqiptarë.

Ata u arrestuan nga policia holandeze gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës ndërsa ishin duke fjetur në një hyrje në Keizer Wilhelmstraat në IJmuiden teksa prisnin më pas të ngjiteshin në kamionin që do ti dërgonte në ishull.

Sipas mediave holandeze, shqiptarët kishin hapur mbulesën e kamionit me mjete të ndryshme, ndërsa më herët shoferët që qarkullonin në port, kishin denoncuar praninë e personave të dyshimtë.

Madje për të parandaluar ngjitjen fshehtas të tyre, ata i kishin vendosur kamionët me kurriz në pritje të tragetit nga Anglia.

Pas arrestimeve, porti u mbyll për një kontroll të imtësishëm, por pasi nuk u konstatua njeri në mjete kamionët u lejuan të vijojnë rrugën.

Deri tani, autoritetet holandeze nuk i kanë bërë publike emrat e shqiptarëve të prangosur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat