Soreca: Të pikëlluar nga humbja e jetëve, në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë

Shqipëria

Soreca: Të pikëlluar nga humbja e jetëve, në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:42
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga termeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter ambasadori Soreca shkruan se të gjithë janë pranë shqiptarëve dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi.

“Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. @EUinAlbaniaqëndron pranë popullit dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat