SHBA gati për të ofruar ndihmë për Shqipërinë

Shqipëria

SHBA gati për të ofruar ndihmë për Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë këtë mëngjes kur të paktën 13 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë për Shqipërinë.

"Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë situatën nga afër dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë," tha ambasada.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë ashtu si "amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit në periudha të vështira" dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat