NATO solidarizohet me Shqipërinë, ul flamurin në gjysmështizë

Shqipëria

NATO solidarizohet me Shqipërinë, ul flamurin në gjysmështizë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:12
NATO

Partnerët ndërkombëtar janë solidarizuar me Shqipërinë.

Vendi ynë po kalon momente tmerri pas tërmetit të fuqishëm, 6.4 ballë të shkallët rihter që e goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Blloku perëndimor ushtarak, NATO ka ulur në gjysmështizë flamurin e Shqipërisë dhe atë të Francës.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, thuhet në mesazhin e NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat