Publikohen pamjet: Reagimi i Thaçit gjatë tundjeve nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria

Publikohen pamjet: Reagimi i Thaçit gjatë tundjeve nga tërmeti në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:01
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidentit të Kosovës ju desh të përjetojë live tërmetin 5.6 ballë që u shënua në orët e pasdites së sotme.

Ai ndodhej në Thumanë për tu gjendur pranë banorëve që u prekën nga tërmeti dhe ndërsa po prononcohej për gazetarët u regjistruan lëkundjet e forta.

Për pak sekonda situata ishte në panik, gazetarët dhe banorët përreth që bërtisnin, ndërsa zëvendësministri Braçe që tentonte të qetësonte njerëzit.

Derisa Thaçi fliste, një tërmet prej 5.6 shkallë ndodhi në Shqipëri

Një termet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash. Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.

Thaçi ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në këto momente të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat