Reportazhi në Thumanë: Fati tragjik i dy familjeve që humbën jetën nën gërmadha

Shqipëria

Reportazhi në Thumanë: Fati tragjik i dy familjeve që humbën jetën nën gërmadha

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 17:05
Thumanë

Tërmeti vdekjeprurës shkatërroi dhe mori jetën e shumë qytetarëve që nuk arriten dot të gjenin derën e shpëtimit në 30 sekonda tmerri dhe fatale për jetën e tyre. Në Thumanë janë rrënuar dy pallate banimi duke zënë brenda fëmijë, gra, burra dhe të moshuar. 

Një fat tragjik për familjen Cara nga Mirdita, me banim në Thumanë, ka rezultuar termeti i 26 NëntoriT. Në këtë pallat të rrënuar, banonin 9 pjesëtarë të familjeve të dy vëllezërve Cara, një në katin e 5 ku ka mbetur vetëm dera hyrëse, dhe familja tjetër në katin e parë mbi të cilën ka rënë të gjitha inertet e 4 katëve të mësipërme. 

Me ndihmën e banorëve dhe grupeve të shpëtimit është arritur që Albert Cara të nxirret i gjallë nga banesa për t’u drejtuar më pas drejt spitalit të Traumës ku i është nënshtruar operacionit. Por nuk kanë pasur të njëjtin fat Hasan Cara dhe Stela Cara të cilët dolën të pajetë nga rrënojat e objektit. Falë ndërhyrjes së trupave greke që fillimisht i kanë dhënë oksigjen dhe më pas i kanë  injektuar adrenalinë për t’i rritur parametrat jetësorë, Lindita Cara ka arritur të dalë nga gërmadhat ku ka qëndruar prej më shumë se 10 orësh.

Pas saj, familjet Cara nuk kanë më asnjë informacion për 5 pjestarët e tjerë të familjes. Almir Cara, Fatmira Cara, Erisa Cara, Anthi Cara, Sadaja Cara ndodhen ende nën rrënoja, edhe pse nuk dihet ende nëse kanë arritur të mbajnë frymën gjallë apo fat ii tyre është shënuar nga termeti fatkeq.

Tragjedia ka shoqëruar dhe familjen Gregu në Thumanë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë. Edhe pse grupet e shpëtimit arriten ta nxirrnin të gjallën djalin Saimir Gregu gjatë ditës së martë, ai nuk ka rritur t’i shpëtojë plagëve të marrë dhe traumës duke gjetur vdekjen në Spital. Bilanci tragjik për këtë familje, pasi nën të njëjtën ditë me vdekjen e djalit të tyre, nga gërmadhat kanë dalë edhe trupat e pajetë të Pëllumb dhe Çelike Gregu.

Kjo është Mira Cuka e cila fatkeqësisht humbi jetën së bashku me të birin 17 vjeçar Sardin Cuka në gërmadhat e pallatit në Thumanë.

I sapo mbërritur pranë familjes nga Anglia, Mikel Çupi ka gjetur vdekjen nga tërmeti. Ende nuk dihet fati i babait të tij Hajredin Çupi, i cili ndodhen ende nën rrënoja.

Edhe pas shumë orësh kërkim-shpëtimi, në pallatet e dëmtuar të Thumanës ka ende banorë të cilët ndodhen poshtë rrënojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat