Derisa hotelet në Kosovë lëshohen falas, ato në Tiranë shtrenjtojnë çmimet për shqiptarët

Shqipëria

Derisa hotelet në Kosovë lëshohen falas, ato në Tiranë shtrenjtojnë çmimet për shqiptarët

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:57
Foto nga tërmeti

Në raste të fatkeqësive natyrore rritet solidariteti mes njerëzve.

Madje përsëritet e ripërsëritet thënia “e mira kthehet vetëm me të mirë”.

Në rastin e tërmetit që ndodhi te martën ne Shqipëri, vëllezërit e tyre kosovarë u mobilizuan e ndihmuan përmes të gjitha forcave. Vetëm në rrjete sociale janë raportuar me qindra raste të lirimit te shtëpive e hotelet për të mirëpritur bashkëkombësit e tyre.

Por kjo nuk po ndodhte me vetë shqiptarët e Shqipërisë, sidomos me ata që posedonin këtë të fundit. Ata jo vetëm që nuk i liruan hotelet për bashkëqytetarët e tyre ne nevojë por edhe i shtrenjtuan ato.

E çmime të dy e trefishta paraqiteshin edhe kosovarët. Për vetëm 3-4 orë gjumë çmimi i një dhome në hotele varion prej 75-80 e lartë.

Madje as kur u tregohej qëllimi human i ardhjes ata nuk ‘luanin qerpikun’

Ata zgjodhën te përfitonin materialisht edhe në këtë rast i cili preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve.

Duket se frika nga ripërsëritja e tërmeteve nuk ka qenë arsyeja e vetme pse qindra qytetarë zgjodhën të flinin ne vetura e jo neper hotele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat