Banorët e ish-konvikteve të komunales po kalojnë netët jashtë, s'ka shkuar askush për verifikim

Shqipëria

Banorët e ish-konvikteve të komunales po kalojnë netët jashtë, s'ka shkuar askush për verifikim

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e ish-konvikteve të shkollës komunale në Tiranë kanë boshatisur banesat e tyre dhe po qëndrojnë në oborr.

Mbrëmjet dhe netët e ftohura i kalojnë me flakët e zjarrit, dikush ulur mbi një stol e të tjerë në këmbë.

Shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme nga tërmeti, por akush nuk ka shkuar deri më tani për ti verifikuar nëse janë të sigurta apo jo këto banesa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat