Kryetarja e Bashkisë thotë se pas tërmetit në Durrës do të rrënohen 17 ndërtesa

Shqipëria

Kryetarja e Bashkisë thotë se pas tërmetit në Durrës do të rrënohen 17 ndërtesa

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 20:09
Foto ilustruese

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako është shprehur se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë dhe do të shemben.

Ajo është shprehur se në terren janë 30 grupe që po merren me evidentimin e banesave.

“Aktualisht kemi akomoduar 1150 individë, kësaj shifre i shtohen edhe 100 qytetarë të tjerë dhe siç mund ta shikoni procedura është me këtë vërtetimin që ju e shpjeguat shumë mirë, që marrin nga njësitë administrative. Vijnë këtu paraqiten dhe shkojnë drejt pikave të akomodimit ku do të qëndrojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, mbas ndërtimit të banesave”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se personave që tashmë iu janë shkatërruar banesat apo shtëpitë ku jetonin do të vendosen vetëm në hotele, duke shtuar se çadra nuk ka fare më.

Ao thotë se hotelet janë në zonën e plazhit dhe kryesisht shumë të mira dhe ofrohen të gjitha.

“Aktualisht kemi 350 persona që janë akomoduar në Kosovë, 150 qytetar janë nisur para një ore”, ka thënë ajo duke shtuar se nuk ka afat se sa do të qëndrojnë këta persona në Kosovë.

“Realisht afat nuk është se kemi vendosur për këtë kategori sepse qytetarët zgjedhin vetë që të ikin jashtë Shqipërisë, Kjo është një kategori që ne e kemi filtruar sepse nuk pranonin që të akomodoheshin në plazh. Kohëzgjatjen do ta diskutojmë në ditët në vijim”, ka thënë ajo.

He pyetur për të dhënat nga inspektimi i pallateve, sa pallate konsiderohen të rrezikshme dhe u është vendosur shiriti, ajo ka thënë se që ditën e dytë kanë evidentuar të gjitha banesat e pabanueshme.

“Ke 17 që janë disa katëshe, ka filluar prishja e tyre që dje IKMT-ja qendrore është sot këtu e mbështetur nga policia e shtetit,.Mund të ju them që këto banesa që ditën e dytë kanë qenë të rrethuara, jo vetëm me forca policie por dhe me shirit dhe ideja ka qenë për të mos lënë që të futeshin qytetarët. Dhe për hir të të vërtetës kanë tentuar për të hyrë dhe për të marrë sendet e tyre personale. Banesat po kontrollohen nga 30 grupe dhe me ngjyrën e kuqe janë të pabanueshme me ngjyrën e verdhë që ka dëmtime dhe ngjyra jeshile që vërteton që këto banesa janë të banueshme”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat