Edhe dhjetori nis me lëkundje të forta, sa ishte tërmeti i mëngjesit të sotëm

Shqipëria

Edhe dhjetori nis me lëkundje të forta, sa ishte tërmeti i mëngjesit të sotëm

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Dita e parë e muajit dhjetor ka nisur sërish me lëkundje tërmeti. Në orën 07.04 të mëngjesit të kësaj të diele 1 dhjetori, është shënuar sërish një tërmet i fuqishëm.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tyre ka qenë 19 kilometër në jugperëndim të Mamurrasit, me thellësi 5 kilometër.

Edhe mbrëmjen e së shtunës u regjistruan lëkundje rreth orës 21:54.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter, me epiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në Tiranë dhe në Durrës. Tërmeti më i fortë prej 6.4 ballë i shkallës rihter i shënuar në orën 03.54 të 26 nëntorit, prej të cilit humbën jetën 51 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat