Rama: Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë për tërmetin

Shqipëria

Rama: Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë për tërmetin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po zhvillon mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme. "Është bërë një punë voluminoze nga grupet e inspektimit. Grupet ndërkombëtar kanë qëndruar me orë të zgjatura në terren duke kuptuar nevojën tonë për një itensitet të lartë. Grupe të tjera do të vijnë sot dhe në vijim. Dje Merkel ka kërkuar edhe nga të gjithë landet që të përfshihen në këtë operacion për të dërguar ekspertët për të verifikuar standardet e sigurisë së godinave.

"Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sisteim i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze" tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat