Nëse keni menduar se Babagjyshi i Vitit të Ri është thjesht një mit e keni gabim. Jo vetëm ekziston, por ndalesën e parë për këto festa të fundvitit e ka pasur fshatin Buq të Fushë Krujës.
Qendra Vullnetare nën drejtimin e Aulon Kalasë ka organizuar një festë për të sjellë sado pak gëzim te fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
U shpërndanë dhurata dhe u ofrua ushqim.
"Shpërndahet darka tek qendra e vullnetarëve, përveçse nëpër shtëpia. Falenderoj mjeshtrat kuzhinierë për supën me perime" shkruan Kalaja.