Vendimi i Bashës/ Themelimi i Partisë, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 Dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti - Bota Sot
Vendimi i Bashës/ Themelimi i Partisë, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 Dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

Shqipëria

Vendimi i Bashës/ Themelimi i Partisë, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 Dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:30
Lulzim Basha

Aktivitetet e planifikuara  për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, ndërsa kreu i PD-së ka vendosur se të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete, se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

Në njoftimin të shpërndarë për mediat, selia blu thekson se “Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike”

Njoftimi i PD:Aktivitetet e planifikuara  për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare per t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë. Më herët Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat