Dëbora e parë në malin e Tomorrit tërheq alpinistët në peizazhin e bardhë

Shqipëria

Dëbora e parë në malin e Tomorrit tërheq alpinistët në peizazhin e bardhë

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës të rëna në fundjavë në malin e Tomorrit ftuan të apasionuarit pas alpinizimit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Parku Kombëtar i Tomorrit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara si nga vizitorë të huaj dhe ata vendas.

Kujdesi i treguar nga Administrata e këtij parku në menaxhimin e mjediseve turistike dhe të shoqërimit të vizitorëve me specialistë guidatorë që njohin shtigjet dhe vendet e kalueshme për në hapësirat turistike të Tomorrit, kanë bërë që ky park të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Image

Administrata e Zonave të Mbrotjura të Beratit bën të ditur se “moti i mirë sot, pas dëborës së rënë dje, ka sjellë turistë të shumtë në Malin e Tomorrit”.

Sipas ADZM-së, disa, si të apasionuar pas alpinizmit, kanë ngjitur lartësitë plot dëborë, ndërsa të tjerë me familje luajnë me dëborë e parë të këtij viti.

Mali i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të rafftingut në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorrit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat