I dogjën makinën në Elbasan, polici i përfshirë në dekonspirimin e operacionit për armët në Papër

Shqipëria

I dogjën makinën në Elbasan, polici i përfshirë në dekonspirimin e operacionit për armët në Papër

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:32
Edvin Gjyli

Zbulohen detaje të tjera nga djegia e makinës së ish-inspektorit të Krimeve të rënda Edvin Gjyli në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë, mjeti tip “Volkswagen” ka qenë i parkuar kur ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Dyshohet se persona me precedent penalë i kanë vendosur flakën qëllimisht automjetit të tij.

Edvin Gjyli, specialisti i Krimeve në Policinë e Elbasanit, është një emër i përfshirë në çështje të bujshme në Policinë e Elbasanit.

Ai ishte një nga katër emrat e punonjësve të policisë të cilët u pezulluan nga detyra për shkak se dyshoheshin  se nxorën sekretin hetimor e operacionale, lidhur me një superaksion që u zhvillua nga RENEA e FNSH me 1 korrik në aksin rrugor Elbasan-Papër, gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara. Armatimet në fjalë i përkisnin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO.

Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat