“Fly Ernest” anulon 5 fluturimet e sotme, pas 13 janarit pezullohen të gjitha

Shqipëria

“Fly Ernest” anulon 5 fluturimet e sotme, pas 13 janarit pezullohen të gjitha

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:56
“Fly Ernest”

Kompania ajrore ‘Fly Ernest’ anulon 5 fluturime që ishin parashikuar për ditën e sotme. Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’nuk do të realizojnë më udhëtime.

Një ditë më parë Enti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali, ENCAC doli me deklaratë përfundimtare lidhur me pezullimin e licencës së kompanisë ajrore ‘Ernest’.

ENAC komunikoi pezullimin e licencës të kompanisë ajrore ‘Ernest’: duke nisur nga ora 00.01 e 13 janarit 2020 nuk do të kryejë asnjë fluturim.

Siç u komunikua në deklaratën e 29 dhjetorit, Enti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali, ka pezulluar licencën për transportin e pasagjerëve dhe mallrave të operatorit ‘Ernest S.p.A’ duke nisur nga 13 janari.

Ndërrkohë, duke nisur nga ora 00.01 e të hënës së 13 janarit 2020, ‘Ernest’ do të ndërpresë çdo veprimtari.

ENAC fton pasagjerët që kanë prerë bileta nga ‘Ernest’, që pas datës 13 janar që të mos shkojnë në aeroport si dhe të kontaktojnë kompaninë ajrore për çdo informacion.

Pezullimi i licencës, shpjegon ENAC, vjen në bazë të rregullores së shërbimeve ajrore të komunitetit europian (CE) n. 1008 e vitit 2008. Romë, 10. 01. 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat