Inaguroi godinën RENEA, Fishta: Rama tu rrisë pagën efektivëve

Shqipëria

Inaguroi godinën RENEA, Fishta: Rama tu rrisë pagën efektivëve

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:55
RENEA

Ndërtimi i mjediseve të reja për repartin RENEA është e pamjaftueshme nëse nuk gjenden zgjidhje për një sërë problematikash të tjera me të cilat ndeshet ky repart.

Kreu i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta veçon sigurimin e jetës dhe trajtimin e pagës.

“Ne kemi një polici nga ana sociale me shumë probleme dhe vëmendja duhet përqëndruar në këtë drejtim. Kryeministri duhet të aplikojë dhe dhënien e një vakti ushqim që ka premtuar brenda 3 mujorit të parë të 2020"

 Fishta shprehet se efektivët trajtohen me 10 mijë lekë më pak në muaj që pas heqjes së gradës krye-inspektor. 

‘Heqja e gradës kryeinspektor, punonjësve të forcave speciale të RENEA iu bë një zbritje pagës së tyre prej 10 mijë lekë të reja”

 Problematikë tjetër që duhet zgjidhur sipas Fishtës është strehimi dhe miratimi i kredisë me 3% për efektivët e pa strehë. 

Zgjidhja e këtyre problematikave të repartit të RENEA-s por dhe strukturave të tjera, sipas kreut të sindikatës rrit produktivitetin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat