Cakaj kujton masakrën e Reçakut: Ende kërkohet drejtësi

Shqipëria

Cakaj kujton masakrën e Reçakut: Ende kërkohet drejtësi

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:16
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në përkujtim të masakrës së Reçakut, 21 vite më parë.

“Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tronditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë.”- u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.

“Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat