Mundësi për studentët shqiptarë! Punësim sezonal në Gjermani gjatë pushimeve të verës - Bota Sot
Mundësi për studentët shqiptarë! Punësim sezonal në Gjermani gjatë pushimeve të verës

Shqipëria

Mundësi për studentët shqiptarë! Punësim sezonal në Gjermani gjatë pushimeve të verës

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet e verës t’i shfrytëzojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Ambasada gjermane publikoi një thirrje të Qendrës gjermane të informimit për Emigracionin, arsimin profesional dhe karrierën, ku sqarohen hapat që duhen ndjekur nga të rinjtë e interesuar. Prej tyre kërkohet që më së pari të lexojnë me shumë kujdes fletën e informacionit, më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë në mënyrë elektronike formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti ose shkolla Profesionale.

Më tej, duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes nëse e kanë, dhe lejen e drejtimit, edhe atë nëse e zotërojnë. Dokumentet origjinale duhen dorëzuar pranë qendrës DIMAK Albania deri në 14 shkurt ora 15:00.

Përmes Facebook-ut, drejtues të saj u shprehën të gatshëm të publikojmë edhe seancat e ardhshme informuese ku do të bëhet dhe një prezantim i programit, e ku studentët mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre. Qëllimi, siç sqarohet në njoftim, është përafrimi i ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së emigrimit të ligjshëm në Gjermani dhe sidomos nxitjes së  punësimit për qytetarët shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat