Raporti në kuvendin italian: Mafia shqiptare, ndër më të rrezikshmet

Shqipëria

Raporti në kuvendin italian: Mafia shqiptare, ndër më të rrezikshmet

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:24
Kuvendi italian

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.

Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

RTV Ora News ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.

Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.

Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.

Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafikun e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.

Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend tranzi i heroinës së ardhur nga Azia Qëndrore e Afghanistani për tregun e Europës Qëndrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat