Në maj do të zhvillohen zgjedhjet e dyta në universitete që pas miratimit të ligjit të ri të arsimit.
Ministrja Shahini ka thënë se i vetmi universitet që ka probleme është ai i Tiranës, duke kujtuar këtu edhe përplasjenme rektorin Mynyr Konin.
Por çfarë qëndron pas gjithë betejës me Konin dhe pamundësisë për ta shkarkuar?
Taulant Muka: Lufta me Universitetin e Tiranës ka filluar që në 2013 dhe është një qëllim i vetëm, shkatërrimi i Universitetit të Tiranës. Qeveria shqiptare, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Besa Shahini duhet të kujtojnë se universiteti më i rankuar mirë në Shqipëri është ai i Tiranës. Pavarësisht gjithë luftës që ata kanë bërë për ta shkatërruar nuk ja kanë arritur. Ka interes politik dhe partiak për ta kapur atë institucion.Niveli i rektorëve nga përgatitja akademike është në nivel masteri dhe student doktorature. Vetëm rektori i Universitetit të Shkodrës ka publikime.