Programi ekonomik i PD-së, Tabaku: I jep fund korrupsionit, 11 oligarkë marrin çdo pasuri të shqiptarëve

Shqipëria

Programi ekonomik i PD-së, Tabaku: I jep fund korrupsionit, 11 oligarkë marrin çdo pasuri të shqiptarëve

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:51
Jorida Tabaku

Prej ditësh Partia Demokratike është angazhuar në një faze konsultimesh dhe takimesh me grupet e interesit, në kuadër të përgatitjes së alternativës ekonomike. Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se PD në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë kanë hartuar një program të plotë,  i cili në bazë ka taksën  e sheshtë dhe synon ta kthejë vendin në më atraktivin në Ballkan për investime.

Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë po harton  një program të plotë ekonomik, i cili do të pasurohet në konsultim edhe me grupet e interesit.

Drafti është alternativë e PD-së, nesër në qeveri, ndërsa deputetja Jorida Tabaku,  thotë se ai bazohet në taksa të ulta dhe mbështetje për biznesin.

Tabaku: Është një proces që ka kohë që ka nisur dhe nuk do të ndalojë pavarësisht nëqëoftëse kemi një dokument të përfunduar apo jo. Politika fiskale e PD-së nuk ka asnjë ndryshim dhe as një dyshim që do të jetë taksa e sheshtë. Nuk ka absolutisht asnjë kompromis për këtë sepse ne besojmë në filozofinë e taksës së sheshtë dhe përfitimet që do të ketë për të gjithë grupet e ndryshme nga qytetarët e thjeshtë te biznesi.

Duke parë dështimin me politikat ekonomike të qeverisë, Tabaku thotë se  Partisë Demokratike i është shtuar bindja për taksë të sheshtë.

Sipas saj, kjo do krijojë një klimë të favorshme ekonomike.

Tabaku: Kjo është shoqëruar dhe me një plan të veçantë për nxitjen e investimeve të huaja për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv për të nisur dhe për të mbajtur një biznes. E gjitha kjo është në shërbim të punësimit, uljes së varfërisë, rritjes së konsumit. E gjitha kjo lidhet me idenë që ka PD për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv dhe më konkurues në rajon.

Partia Demokratike thotë se janë  11 oligarkë që marrin të gjitha paratë e qytetarëve, nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve korruptive. 

Sipas ish-deputetes, Jorida Tabaku, në vitin 2019 më shume se gjysma e tenderave  janë dhënë pa garë dhe në vlerë të fondit limit, e kjo situatë sipas saj ka bërë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit  ta cilësojë sistemin  si më të korruptuarin në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat