Rama nis rrugëtimin në krye të OSBE-së, zbulohet axhenda e sotme nga Ukraina

Shqipëria

Rama nis rrugëtimin në krye të OSBE-së, zbulohet axhenda e sotme nga Ukraina

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nis sot nga Ukraina, rrugëtimin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë sot takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Në postimin e OSBE-së thuhet se bisedimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Rama gjithashtu do të takohet me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Ndërkohë që në datë 21 janar kryeministri pritet të vizitojë Ukrainën lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat