Balla i sigurt: Reformën zgjedhore do ta përmbyllim brenda 15 marsit - Bota Sot
Balla i sigurt: Reformën zgjedhore do ta përmbyllim brenda 15 marsit

Shqipëria

Balla i sigurt: Reformën zgjedhore do ta përmbyllim brenda 15 marsit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:42
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, shprehu dhe njëherë angazhimin në nisjen e sesionit të ri parlamentar për përmbylljen e reformës zgjedhore brenda 15 marsit, afat ky i dakordësuar në marrëveshjen mes palëve politike.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se draftet do të kalojnë, sipas legjislacionit, nëpër procedurën parlamentare.

Taulant Balla: Qëndrimi ynë është përmbyllja e kësaj reforme në 15 mars 2020 duke shfrytëzuar kështu të gjithë hapësirën ligjore që është krijuar me vendimin e Kuvendit. Draftet e propozuara me ekspertë në komision do të diskutohen dhe në tryezën politike. Draftet do të kalojnë, sipas legjislacionit, nëpër procedurën parlamentare atë të komisionit parlamentar të reformës. I gjithë kuadri i mekanizmit të dakordësuar në marrëveshjen e javës së kaluar nuk përbën një procedurë ekstra parlamentare por përfaqëson atë çka është shkruar në vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. 15 marsi është afati i fundit. Ne duam që të kemi mbështetjen tuaj për reformat që duam të çojmë përpara. Synimi ynë në këtë kohë të mbetur është përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Ne do të mbështesim ndryshimet ligjore të konsultuara me partnerët tanë për t'i dhënë policisë së shtetit atribute ligjore për një luftë kundër krimit të organizuar.

Duke iu rikthyer tryezës për reformën zgjedhore ai e vlerësoi rolin e bashkëkryetarëve të komisionit për reformën, Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin të cilët gjetën mekanizmat për përfshirjen e opozitës jashtë parlamentit.

Balla: Komisioni nuk kaloi asnjë amendim për votim për t'i krijuar mundësitë opozitës jashtë parlamentare që gjejë një mekanizëm se si të kontribuojë dhe të japë konsensusin e vetë për reformën. Falë këtij reflektimi, opozita jashtë parlamentare, u ul në një tryezë me bashkë kryetarët e komisionit të reformës zgjedhore. Hajdari dhe Gjiknuri të cilët i falenderoj veçanërisht për një punë produktive që kanë bërë deri tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat