INSTAT: Më pak aksidente, por më shumë viktima

Shqipëria

INSTAT: Më pak aksidente, por më shumë viktima

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Në vitin që lamë pas numri i aksidenteve është ulur, por është shënuar një rritje e viktimave. Sipas INSTAT grupmoshat 25-34 vjeç janë përgjegjës për rreth 91 për qind e aksidenteve.

Gjatë vitit që kaloi kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 227 persona nga 213 që ishin në vitin 2018 edhe pse numri i aksidenteve është ulur me 12.8%.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit dhjetor 2019 janë aksidentuar 187 persona nga 162 që ishin një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 15,4 %.

Ky numër i lartë aksidentesh në 91.9% të rasteve ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ku në një të tretën e rasteve është përfshirë grupmosha 25-34 vjeç.

Sjellja e këmbësorëve ka qenë shkaku i 14 % të aksidenteve të ndodhura, por në krahasim me vitin 2018 ka shënuar një rënie të ndjeshme

Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë ku numërohen 642 aksidente dhe 50 viktima.

Për të frenuar aksidentet tragjike policia ka propozuar masa më të ashpra ndaj personave që përdorin celularet gjatë drejtimit të automjeteve.

Ndëshkime është kërkuar dhe kur i njëjti person ripërsërit shkeljen e kodit rrugor për të cilën është këshilluar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat