Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Meta: Tërësisht e panevojshme - Bota Sot
Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Meta: Tërësisht e panevojshme

Shqipëria

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Meta: Tërësisht e panevojshme

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:38
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar padinë e kryeministrit Edi Rama kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, si jo pozitive dhe të panevojshme.

Në një intervistë për “ABC News”, Meta u shpreh se në politikën e jashtme Shqipëria gjithmonë e ka patur dhe do ta ketë në prioritetin e saj kryesor mbrojtjen e interesave të Kosovës

Flasim pak për Kosovën. Ju dhe Berisha jeni politikanët më jetëgjatë për shkak se keni nisur karrierën qysh në fillim të viteve ‘90 si student i dhjetorit. A mbani mend ndonjëherë edhe si aktor dhe si dëshmitar të kemi patur këto lloj marrëdhëniesh me Kosovën? Kur kemi Kryeministrin e Shqipërisë që padit në gjykatë Kryeministrin e Kosovës…

Meta: Nuk do të doja të përfshihesha në këto debate. Është e rëndësishme që politikanët e Shqipërisë në radhë të parë të përpiqen të zgjidhin problemet e Shqipërisë dhe sa më mirë t’i zgjidhin këto probleme janë edhe një shembull pozitiv për politikanët e Kosovës apo për shtetin e Kosovës dhe e njëjta gjë do të thosha edhe në Kosovë.

Ndërkohë që në politikën e jashtme Shqipëria gjithmonë e ka patur dhe do ta ketë në prioritetin e saj kryesor mbrojtjen e interesave të Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon në tërësi, por kurrsesi nga pozita paternaliste.

Pra, nuk është lajm i mirë, por mirë është t’i lëmë vetë ta zgjidhin, kur dy Kryeministra përplasen?

Meta: Padyshim që nuk është një lajm jo vetëm pozitiv, por është një gjë tërësisht e panevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat