Paloka: Ja çfarë pritet të thotë sot Rama për kryebashkiakun e Bulqizës - Bota Sot
Paloka: Ja çfarë pritet të thotë sot Rama për kryebashkiakun e Bulqizës

Shqipëria

Paloka: Ja çfarë pritet të thotë sot Rama për kryebashkiakun e Bulqizës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:40
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar Ramën për videon e publikuar ditën e djeshme ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë.

Paloka thotë se Rama pritet të dalë sot dhe të thotë se nuk ishte kokainë ajo që pinte Lefter Alla pasi ia kishte bërë analizat në një laborator privat.

"Sot pritet të dalë Rama e të thotë :” I bëra unë analizat në një laborator privat. Nuk ishte kokainë…”, shkruan  Paloka.

Ditën e djeshme Partia Demokratike publikoi emrin e kryebashkiakut socialist që thith kokainë në lokal, pas publikimit të pamjeve në media.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, në një dalje për mediat dje, tha se kryebashkiaku në fjalë është Lefter Alla.

Ai deklaroi se opinioni publik është tronditur nga pamjet sesi kryebashkiaku “ilegjitim” i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Sipas tij, kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin dhe se janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat