Rama nxjerr shifrën: Dëmet nga tërmeti, 1 miliard dollarë

Shqipëria

Rama nxjerr shifrën: Dëmet nga tërmeti, 1 miliard dollarë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:16
Foto

Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e ka zbuluar kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, ku u takua me  homologun Giuseppe Conten dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Edi Rama: I kam informuar për punën dhe planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmëve i cili pritet të përfundojë në vitet në vijim në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë që do të rrotullohet rreth 1 miliard euro.

Kryeministri bëri të ditur se po bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Bruksel muajin tjetër, ndërsa theksoi se pas Romës do të vizitojë edhe Berlinin, ku do të takohet me kancelaren Merkel.

Edi Rama: Do të vijojë takimi me kancelaren Merkel në fillim javën e ardhshme dhe me disa anëtarë të nivelit të lartë. Planet për rindërtimin po ecin shpejt, brenda kalendarit të parashikuar.

Vizita në Romë e Ramës vjen pas asaj në Ukrainë ku OSBE nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama bëri thirrje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe vendosjen e armëpushimit nëpërmjet dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat