Aksident në Librazhd, ndërron jetë 45 vjeçari - Bota Sot
Aksident në Librazhd, ndërron jetë 45 vjeçari

Shqipëria

Aksident në Librazhd, ndërron jetë 45 vjeçari

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd- Qaf Thanë ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë një 45-vjeçar ka ndërruar jetë.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”.

Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat