Vrau shokun se e shau dhe e kërcënoi, Gjykata jep masën e sigurisë për Noel Dishin - Bota Sot
Vrau shokun se e shau dhe e kërcënoi, Gjykata jep masën e sigurisë për Noel Dishin

Shqipëria

Vrau shokun se e shau dhe e kërcënoi, Gjykata jep masën e sigurisë për Noel Dishin

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:25
Vilson Tafçiu

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Noel Dishin, i akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut.

Ai qëndroi i heshtur para trupit gjykues, ndërkohë që më parë është shprehur i penduar për krimin.

Noel Dishi ka punuar dhe jetuar me viktimën në Francë, të cilit dyshohet se i mori jetën pas një konflikti.

Në dëshminë e tij, Dishi tha se Tafçiu e ofendoi vazhdimisht nga familja dhe e qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 20 janarit në zonën e "Astirit", ku Tafçiu shoqërohej me dy femra. Ai doli jashtë lokalit ku debatoi me Dishin dhe u vra me një plumb të vetëm.

Noel Dishi përmendi edhe të kaluarën ku ishte marrë peng nga tre persona sepse Vilsoni nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

"Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar", deklaroi Dishi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat