Nano flet për ’21 janarin’: Çfarë mesazhi i dha Berisha diplomatit për Ramën - Bota Sot
Nano flet për ’21 janarin’: Çfarë mesazhi i dha Berisha diplomatit për Ramën

Shqipëria

Nano flet për ’21 janarin’: Çfarë mesazhi i dha Berisha diplomatit për Ramën

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:56
Mustafo Nano

Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u v ranë 4 vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm.

Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme.

Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.

Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një thertore, apo është akoma një thertore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në thikë.

Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është idiot nuk është i poshtër dhe anasjelltas, kush është i poshtër nuk është i idiot.

Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vr asës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vr asës nuk është.

Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka vrarë.

Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vrarë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.

Do ishin vrarë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.

Secila prej atyre protestave u parapri nga kan osje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zv arrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kan osje të tilla, tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.

Pra ishin protesta identike por nuk pati të v rarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati vik tima.

Vik tima nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati vi ktima.

Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?

Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vr asës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte sho kuese, skan daloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do god itet, vetëm po nuk e çpoi pl umbi”

Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë.

Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për sna jperë, për pl umba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.

Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat