Agim Kajmaku mbetet në burg, çfarë ndodhi në seancën për ish-kryebashkiakun

Shqipëria

Agim Kajmaku mbetet në burg, çfarë ndodhi në seancën për ish-kryebashkiakun

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:20
Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, mbetet në burg. Kjo pas tërheqjes së bërë, ndaj kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kështu që Gjykata e Tiranës pushoi kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë, duke qenë se avokatët e Kajmakut nuk u paraqitën në seancë.

Kjo bëri që të mbetet në fuqi, masa e sigurisë “arrest me burg”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi më 1 nëntor Agim Kajmakun, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.

Ky shkarkim erdhi pasi u verifikua nga Prokuroria se Agim Kajmaku, ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Kajmaku rezulton i dënuar në shtetin grek dhe njihej me emrin Jorgo Toto.

Prokuroria e Tiranaë, e ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të Agim Kajmakut, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve”, dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat