Policia bie në gjurmët e trupit të Jak Prengës, kërkime me qen në mes dy kodrave

Shqipëria

Policia bie në gjurmët e trupit të Jak Prengës, kërkime me qen në mes dy kodrave

Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Duket se Policia ka rënë në gjurmët e kufomës së Jak (Jani) Prengës.

Dosja mëson se që prej ditës së djeshme, efektivët kanë kërkuar me qen kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhisht. Dyshohet se pasi e kanë futur në furgon, pengmarrësit e kanë çuar trupin e pajetë dhe e kanë groposur mes kodrave.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram Hajrin, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat