Plas arma në Korçë, shoqërohet një person

Shqipëria

Plas arma në Korçë, shoqërohet një person

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në Korçë, ku nga informacionet para prake bëhet me dije se dy vëllezër janë zënë me një person për motive të dobëta.

Një nga vëllezërit ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas ka hedhur pistoletën duke u larguar.

Policia ka shoqëruar personin që ishte përfshirë në konflikt.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat