Bozdo: Prej një viti, mazhoranca po përpiqet ta zhdukë politikisht Presidentin - Bota Sot
Bozdo: Prej një viti, mazhoranca po përpiqet ta zhdukë politikisht Presidentin

Shqipëria

Bozdo: Prej një viti, mazhoranca po përpiqet ta zhdukë politikisht Presidentin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:04
Enno Bozdo

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, thotë se kryeministri Edi Rama ka vendosur ti shkojë deri në fund puçit kushtetues.

I ftuar në Rtv Ora, ai tha se mazhoranca prej një viti në emër të reformës në drejtësi po përpiqet ta zhdukë politikisht presidentin e Republikës.

Bozdo: Prej një viti mazhoranca në emër të reformës në drejtësi përpiqet ta zhdukë politikisht presidentin e Republikës.Paralelisht është dhe një komision parlamentar për presidentin.E shikoj në vazhdën e aksioneve të mirëllogaritura të mazhorancës për të asgjesuar të vetmen pengesë institucionale që ka përballë që është presidenti.Edi Rama ka vendosur ti shkojë deri në fund puçit institucional.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të ketë një sërë dekretesh për shpartallimin e atij që e cilëson grusht shteti, ndërkohë që ka firmosur edhe kallëzimin shtesë ndaj Ardian Dvoranit duke e implikuar në grushtin e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat