Histori suksesi; Motra e Sonila Meços kandidon për postin e rëndësishëm në politikën gjermane!

Shqipëria

Histori suksesi; Motra e Sonila Meços kandidon për postin e rëndësishëm në politikën gjermane!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:45
Sonila Meço

Çdo ditë e më shumë po dëgjojmë histori suksesi të shqiptarëve të cilët ja kanë dalë të dallojnë ndër mijëra e miliona të huaj jashtë Shqipërisë.

Rasti më i fundit është Rezarta, motra e gazetares së njohur Sonila Meço, e cila duket se po garon për një post tejet të rëndësishëm në politikën gjermane (për herë të dytë).

Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.

Image
Rezarta Reimann

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

Tejet krenare për arritjet e së motrës, gazetarja Meço ka shprehur kënaqësinë dhe gëzimin për suksesin e Rezartës nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku thekson formimin e lartë akademik e kultuor të Rezartës.

Në një politikë strikte e serioze siç është ajo e shtetit gjerman na vjen shumë mirë që një shqiptare ka dhënë dhe do të japi kontributin e saj.

Image
Rezarta Reimann
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat