Kërkoi favore seksuale për vendin e punës, arrestohet inspektori

Shqipëria

Kërkoi favore seksuale për vendin e punës, arrestohet inspektori

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një inspektor i Tatimeve akuzohet se ka kërkuar favore seksuale ndaj një vajze të re në këmbim të një vendi pune.

Arian Mema, është arrestuar nga policia e Korçës këtë të diel. Pas denoncimit të bërë prej tij.

Ishte vajza, ajo që e denoncoi në polici, pas pretendimeve të Memës dhe shkëmbimeve të “nderit”.

Mirëpo e reja e ka refuzuar kërkesën e Memës, madje ka vendosur që ta ndëshkojë, duke bërë që të përfundojë në pranga.

Për shkak të natyrës delikate të kësaj çështje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat