Zhdukja e 4 vjeçarit, familjarët: Mund ta kenë rrëmbyer

Shqipëria

Zhdukja e 4 vjeçarit, familjarët: Mund ta kenë rrëmbyer

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:40
4-vjeçari

Familjarët e 4-vjeçarit të zhdukur në zonën e shkozës, pretendojnë se Klodian Ashini është rrëmbyer nga persona që duan të përfitojnë vlera monetare. Gjyshi i të miturit shprehet se rrëmbimi mund të jetë kryer nga ndonjë prej banorëve të banesave sociale. 4-vjeçari është zhdukur 10 ditë më parë, ndërsa ende nuk ka gjurmë të tij. 

Familjarët e 4-vjeçarit Klodian Ashini, fëmijës që humbi gjurmët pranë banesave sociale në zonën e Shkozës, pretendojnë se i mituri është rrëmbyer.

Ata shprehen për RTV Ora se dyshojnë për rrëmbim të djalit me qëllim përfitimin e parave.

"Mund ta kenë marrë për pare apo diçka se hasmëri e borxh nuk kam. Ai që e ka ta sjellë aty dhe çfarë të dojë ai unë mund t'i përgjigjem".

 Gjyshi i 4-vjeçarit shprehet se janë të shqetësuar për fatin e tij, pasi nuk ai nuk mund të komunikojë me njeri, ndërsa dyshimet i hedhin dhe tek anëtarët e komunitetit tek banesat sociale.  

"Tek apartamentet që jemi ne duhet të bëhet një kontroll nga policia. Ajo në kërkim është por si përfundim nuk bie në kohën e duhur".

 Pas informacioneve se i mituri ndodhet tek Ura e Dajlanit, familjarët i kanë shtrirë kërkimet e tyre edhe në Durrës.

Krahas kërkimeve të familjarëve, policia vijon punën për gjetjen e 4-vjeçarit.

"Kemi kërkuar në Tiranë nga fillimi në fund. Na erdhi një telefonatë që këtë djalin e kemi parë në Durrës".

Kërkime janë kryer në zonën përreth banesave sociale, ndërsa është bërë dhe këqyrja e kamerave të sigurisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk kanë konstatuar lëvizje fëmijës, apo të personave që dyshohet se mund ta kenë rrëmbyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat