Ndryshe nga Rama, drejtori kadastrës Elion Semanaj jep alarmin tek vartësit

Shqipëria

Ndryshe nga Rama, drejtori kadastrës Elion Semanaj jep alarmin tek vartësit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:51
Elion Semanaj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga Koronavirusi, drejtori kadastrës Elion Semanaj përmes  një urdhëri kërkon masa mbrojtje deri diku të një niveli ekstrem.

Topchannel disponon një shkresë të drejtorit Semanaj drejtuar punonjësve të këtij institucioni e cila vjen në një kohë kur në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me këtë virus.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Drejtoria Vendore Tiranë-Veri

Urdhër

Nr. 171, datë 26.02.2020

Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19

Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryshuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:

URDHËROJ

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm

6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave

Elion Semanaj,”– shkruhet në dokument.

Ky është urdhëri i parë i kësaj natyre nga një drejtues institucioni që ka mundur të dalë jashtë një zyre shtetërore.

Mbetet e paqartë nëse edhe drejtorë të tjerë të shërbimeve publike kanë të njëjtën ndjenjë frike si zoti Semanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat