Tre të dyshuar si të prekur me koronavirus në Korçë. Menaxheri i një lokali dhe dy të moshuar

Shqipëria

Tre të dyshuar si të prekur me koronavirus në Korçë. Menaxheri i një lokali dhe dy të moshuar

Më: 22 mars 2020 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Tre persona në Korçë dyshohet se janë prekur nga COVID-19.

Sipas burimeve pranë spitalit Rajonal të Korçës bëhet e ditur se tre të dyshuarit janë trajtuar në këtë spital, ndërsa tamponët janë dërguar në Tiranë.

Mësohet se personat e dyshuar si të infektuar janë menaxheri i një lokali dhe një çift të moshuarish. Këta të fundit kishin qenë në Itali, ku dyshohet se janë prekur nga COVID-19.

Sot pritet dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. Në përditësimin e djeshëm janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat